SINOPSISIi:
“Tuneli” tregon historinë e një burri, i cili, për ta mbajtur familjen, detyrohet të dalë çdo mëngjes në qytet, në tregun e punëtorëve dhe të shitet si punëtor krahu. Me gjithë problemet e shumta, ai është optimist dhe shpreson se në fund të tunelit të tij do të shfaqet drita. Dhe një ditë Drita vërtet shfaqet, por ajo është drita e trenit.
BIOGRAFIA:
Ka mbaruar Fakultetin e Arteve në Prishtinë ( Dega e Artit Dramatik- regji teatrore)
Produksionet teatrore ( regjisor)
“ Mundimet e kota të dashurisë” – W. Shakespeare, Prishtinë
“ Othello”- W. Shakespeare, Prishtinë
“ Zooparku”- E. Albee, Kaçanik
“ Vajza”- autor dhe regjisor Arben Apolloni, Prishtinë
“ Miss Julia”- A. Strindberg, Shkup- Maqedoni
Produksionet teatrore ( aktor)
“ Shumë zhurmë për asgjë”- W. Shakespeare, Prishtinë
“ Othello”- W. Shakespeare, Prishtinë
“ Mbreti Lir”- W. Shakespeare, Prishtinë
“ Vdekja troket”- Woody Allen, Kaçanik
Video produksionet
“Ditë dhembje dhe krenarie”- dokumentar, pjesmarrës në festivalin Dokufest, në edicionin e parë.
- Ka realizuar dy videoklipe muzikore; ka shkruar skenaret për triptikun “3T”
(për tre filma të shkurtër “ Turpi”, “ Tuneli” , “ Trullani”. “Turpi” është botuar në revistën për kulturë “Pro Cult”, nr.2); ka punuar edhe si asistent regjie në një episod në serinë “Jeta e një toke”.
|